Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka thënë parlamentit spanjoll se kompanitë spanjolle që ende operojnë në Rusi duhet të tërhiqen nga vendi.

Ai përmendi gjithashtu bombardimin e vitit 1937 të qytetit bask të Guernicës nga aeroplanët e luftës naziste, kur ai iu drejtua parlamentit më herët sot.

Pas fjalimit të tij në OKB, ai u shfaq para deputetëve në Madrid në një lidhje video për të sjellë në mend situatën aktuale ku qindra mijëra ukrainas po jetojnë në frikë pa ujë, ushqim apo ilaçe.

Zelensky tha gjithashtu se Evropa duhet të vendosë sanksione më të ashpra për të detyruar Rusinë të kërkojë paqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb