Anglia dhuroj një paraqitje fantastike në ndeshjen debutuese në Botëror duke shpartalluar Iranin me rezultatin e thellë 6-2. Ofensiva e Southagte ishte e kolauduar në perfeksion, dy golëshi i Saka, goli historik i Bellingham, apo lëvizjet perfekte të trajnerit, ku hodhi në fushë si zëvendësues Rashford dhe Grealish, të dy arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Sigurisht kishte dhe episode që nuk shkuan sipas parashikimeve, dy golat e pësuar nga Irani i lanë një shije të hidhur trajnerit Southgate.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht detajeve mediat angleze e kanë shijuar në maksimum këtë dalje të parë të “tre luanëve”: “I duam”, ishte titulli i përzgjedhur nga Metro Sport. “Një forcë për tu kontrolluar”, shkruan Daily Telegraph në faqen e parë, duke shtuar se ky është debutimi më i mirë i të gjithë kohërave për Anglinë në një Botëror.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb