Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Juve mbylli një sezon pa trofe, ky fakt ka rënduar jo pak, por Allegrit dhe stafit drejtues nuk i mbetet gjë tjetër vetë të shohin përpara, por pa harruar se çfarë ndodhi këtë sezon, pse arritën në këtë pikë. Tekniku i “Zonjës së Vjetër” flet për dy lojtarët ku pritet të mbështet Juventusi i ri, liderët e së ardhmes:

Allegri
Allegri

“Janë dy, De Ligt dhe Locatelli. Manuel është një blerje shumë e mirë, mund të jetë edhe kapiten, i ka të gjithë karakteristikat për të qenë i tillë. Një surprizë e bukur këtë vit ka qenë edhe Danilo, një lider i vërtetë, fjalë pak e punë shumë.

Vlahovic
Vlahovic

Vlahovic? Dusan mund të jetë një lider në mënyrën e tij, ka një karakter të fortë, dëshiron të fitojë gjithnjë”, u shpreh Allegri duke bërë një koment edhe në lidhje me Paulo Dybala, i larguar së fundmi nga Juventus:

Skysports Paulo Dybala Juventus 5569479
Skysports Paulo Dybala Juventus 5569479

“Paulo duhet të rikthehet të jetë vetvetja, ka pasur një moment kur mendonte se ishte Messi. Një lojtar nuk duhet të mendoj se është dikush tjetër. Ai është një lojtar që ka ende shumë për të dhënë pasi ka cilësi taktike të jashtëzakonshme”, theksoi trajneri i Juves.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb