Emisioni “Në Shenjestër” publikoi për herë të parë detaje nga zhdukja pa gjurmë e Tauland Malshit në Spanjë. Person ii fundit që kishte kontakt me të ishte edhe miku i fëmijërisë Edimir Vlashi. Gjatë emisionit teksa ndodhet në arrati ai ka kërkuar të ndërhyjë për të dhënë versionin e tij.

Vlashi u shpreh se Taulandi ishte shoku i tij dhe zhdukjen e tij e ka denoncuar dhe ka komunikuar edhe me familjarët e tij.

Intervista

Kjo temë është hapur pas 4 vitesh. Duhej të hapej më herët, por nuk është hapur. Me Taulantin kam ardhur në Spanjë në gusht.

Pse Tauland Malshi u ngjit në makinën e Fatbardhit?

“Unë me Taulantin kam ardh në Spanjë. Jam unë i pari që u jam vënë në dispozicion të familjes, i kam treguar ngjarje.

Jeni i gatshëm të përballeni me Fatbardh Dervishin dhe pse nuk i jepni fund arratisë?

“Unë jam përballur. Unë e kam denoncuar këtë fakt. Policia spanjolle di çdo gjë.

Ku ndodhet Taulandi?

Nuk e di, duhet t’ia  bësh autoritetve spanjolle këtë pyetje. Landi është shoku im. Të mos thuhen dy gtjëra të shpifura siç po thuhen sonte.

A keni konflikte me vëllezërit e Prend Palucës?

Nuk kam asnjë konflikt. Unë nuk jam as i akuzuar, thonë se jam në arrati, unë nuk jam në arrati.Nuk i di se kush janë Palucët. Nuk i njoh, nuk kam pas problem. Jam denoncuar në policia nga familjarët e Palucajve.

A jeni i gatshëm që të përballeni me personin që keni akuzuar për zhdukjen e tij?

“Përballem me këdo. Liza është nëne, dhimbjen që ka Liza se ka njeri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb