Publikohet fotoja e Roland Kryemadhit, i dyshuari si ekstremist dhe i rezistoi e kërcënoi policinë që i kishte shkuar në banesë për ta ndaluar për dhunë në familje dhe moslejimin e fëmijëve në shkollë.

Sic mund të shihni edhe në foto, Kryemadhi mban mjekërr të gjatë, duke të dhënë përshtypjen e një besimtari, ndërsa burime policore thonë se ai dyshohet të jetë ekstremist. Këtë fakt e përforcojnë edhe deklaratat e tij të bëra më herët, se fëmijët e tij nuk kishin nevojë për shkollë, pasi shkollën ua jepte Allahu.

Pak orë më parë, Policia, FNSH dhe RENEA zbarkuan në Kamzë dhe rrethuan banesën e tij. Në ato momente ai kërkcënoi me kallashnikov dhe pistoletë, ndërsa rezistenca vijoi për 40 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb