Një 48-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në qendër të Sukthit. Arben Mërkuri Ismaili, i njohur me pseudonimin Maneci u qëllua me automatik nga një makinë “GLE” me numra targe AB 128 në dyqanin e tij në qendër të Sukthit, i cili ndodhet në katin e parë të një banese dy katëshe, teksa në katin e sipërm jetonte familja.

Ismaili u plagos rëndë dhe humbi jetën në spital. Viktima ishte një emër i njohur për policinë. 48-vjeçari dyshohej si person i përfshirë në krime kundër personit, për vrasje ne pagesë, por nuk ka asgjë të dokumentuar.

“Maneci” ishte arrestuar edhe për dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri.

Makina luksoze e autorëve është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes teksa forca të shumta policie janë vënë në kërkim. Po kështu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të objekteve pranë vendit të ngjarjes, ndërkohë që janë marrë në pyetje të afërm dhe persona të pranishëm që mund të kenë dijeni për autorët apo arsyet e krimit.

Maneci
Maneci

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: