Ukraina po përballet me forcat ruse prej më shumë se një muaj që nga nisja e pushtimit të vendit.

The Mirror sjell detaje tragjike mes frikës se krimet e luftës mund të pasohen përveçse me vrasje të civilëve edhe me përdhunime.

“Ekziston frika se pas dëshmive të ekzekutimeve , torturave por edhe të përdhunimeve në zonat e kontrolluara më parë nga forcat ruse të Vladimir Putin, mund të zbulohen edhe në qytete të tilla si Mariupol”,  shkruan reporter Dave Burke, për The Mirror.

0 Ukraine Russia Conflict

Ekspertët kanë paralajmëruar se masakrat ruse në zonat e pushtuara mund të jenë shumë të rënda.

Imazhet tronditëse nga Bucha në periferi të kryeqytetit Kiev, ku shfaqen trupa të grumbulluar në rrugë , sipas dëshmitarëve shimë prej tyre ishin qëlluar ndërsa duart e tyre ishin të lidhur pas shpine.

0 Service Members Of Pro Russian Troops Are Seen In The Besieged City Of Mariupol

Trupat e Putin janë akuzuar për kryerjen e një masakre në Bucha, ndërsa akuzat për dhunë ndaj civilëve janë dokumentuar në të gjithë vendin.

Por tani frika është se aktet barbare do të zbulohen edhe në qytete të tjera.

Këshilltari i Presidentit Volodymir Zelensky, Tymofiy Mylavanov paralajmëroi se mund të përballen me detaje tronditëse.

“Krimet e luftës në Brovary dhe Chernihiv mund të jetë më të tmerrshme se ato në Bucha”, shkruan ai në Twitter.

1

Kujtojmë se ministri Jashtëm ukrainas Dmytor Kuleba e cilësoi Rusinë me keq se ISIS, duke akuzuar pushtuesit se po vrasin tashmë edhe nga zemërimi, pasi njerëzit nuk kanë kundërshtuar dhe as sulmuar, transmeton BalkanWeb.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës përshëndeti çlirimtarët e Bucha, pasi rusët u tërhoqën, ndërsa e krahasoi situatën me masakrën e ndodhur në Srebrenicë dhe në Bosnjë ku   8, 000 mijë burra dhe djem myslimanë u masakruan në  1995.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Bucha është shprehur se Rusët me vetëdije të plotë i kanë vrarë civilët.

“Srebrenica e re, Qyteti i Buchas ishte në duart  e kafshëve për disa javë. Civilët po ekzekutoheshin në mënyrë arbitrare ,disa me duar të lidhur pas shpine dhe trupat e tyre ishin të shpërndarë kudo në qytet”, ka thënë ai.

0 Ukraine Kyiv 03 Apr 2022

Jack Eatling , Studiuesi tha se Rusia i ka të planifikuara të gjitha krimet ndaj civilëve.

“Ky ishte një plan i mirëmenduar”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër drejtori për Europën dhe Azinë Qendrore në HRË, Hugh Williamson tha se rastet e dokumentuara përbëjnë një mizori të papërshkrueshme , të qëllimshme dhe dhunë kundër civilëve ukrainas. Përdhunimi, vrasja dhe aktet e tjera të dhunshme ndaj njerëzve duhet të hetohen si krime lufte. Rusia ka një detyrim ligjor ndërkombëtar për të hetuar në mënyrë të paanshme. Komandantët duhet të pranojnë se dështimi për të ndërmarrë veprime kundër vrasjeve dhe përdhunimeve mund t’i bëjë ata përgjegjës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb