Antonio Konte kërkon të vrapojë shpejt në krahët e lojës dhe për ta bërë këtë ka vendosur të synojë te një nga zbulimet e këtij sezoni: Ashraf Hakimi, anësori marokin i vitlindjes 1998 që është në pronësi të Real Madridid dhe ka bërë një sezon shumë të mirë te Borusia e Dortmundit.

8 ndeshje dhe 4 gola në Champions (shënoi edhe kundër Interit duke sjellë eliminim e zikaltërve nga veprimtaria) dhe 5 gola e 10 asiste në Bundesligë, por pavarësisht shifrave të rëndësishme, “Los Blancos” nuk kanë ndërmend të mbështeten tek ai pasi në atë pozicion kanë Dani Karvahal.

Sipas “Chiringuito TV”, lojtari i ka thënë “po” projektit të zikaltërve dhe akordi mes dy klubeve duket se është në fazën e detajeve me Interin që do të derdhë 40 milionë euro në arkat e klubit spanjoll.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb