Vllaznia ishte një pengesë e fortë në këtë fazë të parë për Partizanin, një transfertë e cila ishte shndërruar në makth, ishte një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht për ti hapur më pas rrugën një ecurie pozitive, duke parë që dhe kalendari i favorizon. 3 ndeshjet e radhës të kuqtë do ti zhvillojnë në kryeqytet, presin fillimisht Skënderbeun, Kukësin dhe në fund e mbyllin me Luftëtarit.

Kalendari Partizani
Kalendari Partizani

2 kundërshtarët e parë, Skënderbeu dhe Kukësit, janë rivalë të fortë, mbi të gjitha ekipi verilindorë i cili është dhe në një pozitë delikate ku i duhet të marrë sa më shumë pikë për tu rikthyer në garë për titull. Për këto 3 sfida shumë të rëndësishme, Partizani do të ketë në dispozicion edhe tifozerinë e kuqe duke nisur nga ndeshja e së enjtes përballë Skënderbeut.

Lerdaa
Lerdaa

Ky është momenti i duhur që të kuqtë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe formën e mirë që po kalojnë, është momenti i duhur për të synuar sa më shpejt rikthimin në krye të klasifikimit me shpresën që dhe rivalët e tyre të ndalën. Aktualisht, Partizani renditet në vendin e 3-të në kuotën e 14 pikëve, një pikë më pak se Teuta e vendit të parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb