Personi që shihni në foto është 23-vjeçari Jake Davison, i cili shkaktoi një ditë më parë masakër me 5 të vrarë në Britani të Madhe, përfshirë nënën e tij, motrën dhe vëllanë.

Më pas, ai qëlloi me armë drejt një vajze të re, që po shëtiste në një park të Plymouth-it së bashku me familjen dhe qenin. Pas kësaj, ai ktheu armën nga vetja dhe i dha fund jetës.

I riu është identifikuar si një punonjës vinçi, i fiksuar pas armëve amerikane. Nëse bën një kërkim në “Facebook-un” e tij shikon se ka qindra statuse dedikuar Amerikës, fotografi të flamurit të saj, statujës së Lirisë, si dhe fjalë propagandistike të huazuara nga mendimtarë amerikanë ndër shekuj.

Nuk dihet se përse e ka shkaktuar këtë tragjedi Davison, ndërsa policia, është duke hetuar të gjitha pistat, për të zbardhur të vërtetën e kësaj historie të trishtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

strong>(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb