Pavarësisht se ka një kontratë që e mban të lidhur me Inter deri në 2023, Lautaro Martinez nuk ka rreshtuar qoftë dhe një ditë së menduari për Barcelonën, për të rrëfyer një fakt të tillë është vetë agjenti i sulmuesit argjentinas në një intervistë dhënë për të përditshmen spanjolle “Sport”, ku fillimisht u ndal tek tratativat për të rinovuar me zikaltërit: “Jemi të qetë për momentin, duhet fillimisht të zgjidhim kontratën me Inter, por është e qartë se i pëlqen shumë të luaj me Barcelonën. Kujt nuk do ti pëlqente? Është një nga klubet më të mëdha në botë”.

Sportt
Sportt

Këto fjalë të agjentit të Martinez shqetësojnë jo pak tifozët zikaltër por në të njëjtën kohë përfaqësuesi i tij thekson se askush nga Barcelona nuk e ka kontaktuar: “Askush nga Barcelona nuk më ka telefonuar. Kam një raport të mirë me drejtuesit e klubit por për momentin nuk ka asgjë konkrete, pra nuk po mendojmë për këtë pistë. Puna jonë për momentin është e përqendruar për të kuptuar projektin e Inter dhe për të dëgjuar ofertat që na vijnë. Rinovimi? Na e kanë ofruar por për momentin jemi mirë kështu. 90 milion euro për kartonin e tij? Më duket e ekzagjeruar. Të gjithë e kanë një çmim por më parë duhet parë në vazhdimësi situata financiare e Inter”, u shpreh agjenti i Martinez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb