Një student në Britaninë e Madhe masakroi njerkën e tij duke e djegur brenda në shtëpi.

Sipas ‘The Mirror’, Bëhet fjalë për lojën e famshme si në filmat horror “Truth or Dare”ku ai rrëfeu se kishte vrarë dikë.

94 vjeçarja Mary Gregory ishte lënë e shkrumbuar poshtë tavolinës dhe vdiq në maj të 2018, asokohe policia mendonte se mund të ishte aksidentale por çështja u rihap, ku u hodhën dyshime mbi 21-vjeçarin Tiernan Darton.

Ai u tha miqve të tij se kishte një sekret që nuk ia kishte treguar askujt. Menjëherë pas kësaj ai u thirr në gjykatë dhe 21-vjeçari e pohoi krimin që kishte kryer.

Nga ekzaminimi i celularit dhe laptopit të tij u gjetën kërkime në internet të bëra pas zjarrit, duke përfshirë “Unë jam një vrasës”, “Unë jam një përbindësh dhe do të shkoj në ferr”, “Dua të shkaktoj të keqen” etj.

Ai shtoi në gjyq po ashtu se donte vetëm t’u bënte përshtypje miqve të tij në lojën “Truth or Dare” duke rrëfyer një krim që e kishte munduar prej vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb