‘Pokemon Go’ është një mani që ka bërë për vete shumë njerëz në mbarë botën, përfshirë edhe pronarin e kësaj veture të rrallë.

Në një qytet të Japonisë, është fotografuar kjo veturë sportive që është inspiruar nga loja e famshme elektronike.

Ky Lamborghini i verdhë, që nuk është një Aventador i rëndomtë, është mbështjellë dhe lyer që të duket si Pokemon.

Nuk bëhet i ditur se kush është pronari i super-veturës që është pjesë e një sasie të limituar, që është punuar nën emrin Aventador 50 Anniversario. Gjatë edicionit të limituar janë prodhuar vetëm 200 njësi, gjysma prej tyre kupe.

“Me anë të kësaj veture, ka dashur t’i zë tërë pokemonët e mundshëm”, është një koment me këtë lyerje të pazakontë të veturës së rrallë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: