TIRANE

Ndonjëherë mjafton një gjest i vogël për të lumturuar dikë. Kështu ka ndodhur sot në programin “Ka një mesazh për ty”, ku një vajzë e re e quajtur Anxhela mori surprizën më të bukur.

Vajza
Vajza

Ajo është fansja më e madhe e kantautorit Elgit Doda, i cili ishte ftuar në program. I fhehur si kameraman i emisionit, Elgiti arriti të surprizojë dhe të bëjë të lumtur Anxhelën, e cila është e paralizuar dhe q137ndronte ne karrige me rrota.

Ajo kishte dëshirën e madhe për të takuar qoftë edhe një herë Elgitin, të cilin e adhuronte prej kohësh dhe jo vetëm që e takoi por e dëgjoi dhe live të interpretonte. Kjo surprizë ishte vërtetë emocionuese për Anxhelën por edhe për të pranishmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb