Në Qarkun Korçë nuk ka pasur reshje bore, teksa temperaturat gjatë natës kanë qenë të ulëta, ku mesatarja është -6 gradë. Gazetarja Lorena Kodra duke iu referuar të dhënave nga autoritetet raportoi për “BalkanWeb” se në zonat malore ka prezencë ere. Moti aktualisht është pjesërisht  i kthjellët.

Në akset nacionale dhe turistike:
Korçë-Ersekë-Leskovik; Korçë-Voskopojë; Ķorçë- Dardhë qarkullimi i mjeteve pa probleme, por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Në orët e para të mëngjesit është bërë kontrolli dhe kriposja e rrugëve për mos krijimin e gjurmëve të akullit në rruge për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave. Kontraktorët janë në gatishmëri për proceset e punës për mirëmbajtjen dimërore gjatë ditës së sotme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: