I ftohti siberian ka përfshirë vendin tonë që nga mesnata e së hënës, por meteorologët thonë se ditët më të ftohta nuk kanë ardhur ende.

Sipas “Meteoalb” temperaturat e ulëta do të ndjehen më tepër në pjesën veriore dhe atë qendrore të vendit, ndërsa dy ditët më të ftohta s’kanë ardhur ende.

E mërkura dhe enjtja deri në mesditë pritet të jenë ditët më të ftohta të javës. Temperaturat do të zbresin deri në -12 gradë celsius, ndërkohë në pjesën më të madhe të territorit temperaturat do të regjistrojnë zero gradë.

Reshjet e shiut dhe të borës pritet të jenë të pranishme deri të mërkurën, ndonëse intensiteti parashikohet të mos e kalojë atë mesatar. Reshjet e dobëta dhe rritja e temperaturave sipas meteorologëve do të bëjnë që ngricat të mos jenë problem në rrugë, duke filluar nga mëngjesi i të premtes.

(Zonat me reshje debore sonte vone ne mbremje dhe gjate mesnates: Shqiperia dhe Veriu ne vecanti qe sonte gjate nates merr edhe 30 – 40 cm te tjera)
bore, ngrice

28379080_10211192074028184_5213941031299290896_n

28277052_10211192072228139_5373441409739470676_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: