Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka marrë pjesë në mbledhjen e SEECP për të biseduar për mënyrat e reja të bashkëpunimit mes vendeve në luftën kundër COVID-19.

Cakaj ishte i ftuar nga ministri i jashtë turk, Mevlüt Çavuşoğlu teksa mbledhja trajtoi edhe tema të tjera si bashkëpunimin politik e institucional të vendeve në Europën Juglindore, në fushën e sigurisë, burimeve njerëzore, ndërlidhjen infrasturkturore si dhe arsimin, turizmin dhe kulturën.

Ai konfirmoi nga Turqia se Shqipëria do të marrë pjesë aktivisht dhe do të kontribuojë në nismat e bashkëpunimit rajonal.

STATUSI NGA GENT CAKAJ
Sot, në Antalia, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu, morëm pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të SEECP për të biseduar për mënyrat e reja të bashkëpunimit mes vendeve tona në luftën kundër COVID19.
Po ashtu, theksuam domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të thelluar politik dhe institucional mes vendeve të Evropës Juglindore, për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë, shtuar cilësinë e burimeve njerëzore, zhvilluar ndërlidhjen infrastrukturore dhe forcuar lidhjen në fushën e turizmit, arsimit dhe kulturës.
Shqipëria do të vazhdojë pjesëmarrjen aktive dhe kontributin përmbajtësor në nismat e bashkëpunimit rajonal ???…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb