Nedim Bajrami vijon të dhurojë paraqitje fantastike në Serie A. Ndaj Romës, fantazisti kuqezi realizoi golin e tij të 6-të sezonal, një tjetër perlë që shton dhe më shumë vlerën e tij në tregun e transferimeve. Pavarësisht se Roma i shënoi katër gola brenda pjesës së parë, Empoli kapet fort pas talentin shqiptar, lojtari më i vlerësuar:

Bajrami Nota
Bajrami Nota

“I fut frikën Romës me fantazinë e tij dhe goditjet që për pak nuk shenjtërojnë portën, e gjen më në fund rrugën e rrjetës falë dhe një devijimi të lehtë të Mancini, nota 6,5”. Titullarë dhe 90-minuta në fushë ishte dhe mbrojtësi shqiptar, Adrian Ismajli, nota 5.

Jose Mourinho befasoi jo pak në këtë sfidë teksa pas ndjesës publike dhe fjalëve të ëmbla për Marash Kumbullën, i rezervoi stolin, një zgjedhje mbase e kushtëzuar edhe nga aktivizimi i qendërmbrojtësit në mesjavë në Kupë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb