TIRANË

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar sot sërish për skandalin me drejtorin e Doganës Genti Gazheli dhe pyet nëse SPAK duhet të niste hetimet.

Salianji deklaron se investigimet mediatike po nxjerrin zbuluar hajdutërinë e brumbullit të doganave, i cili sipas tij, i futur nën sqetullën e Ramës, nuk ka asnjë fjalë për dëmet miliona euroshe që i sjell shtetit as dhe për hetimet e qeverisë.

Ai thekson se është rast unikal në botë ku një zyrtar civil sipas ligjit që paguhet nga taksat e qytetarëve sulmon mediat dhe gazetarët dhe ka guxim të mos përgjigjet por të sulmojë personalisht cilindo që e denoncon!

REAGIMI I PLOTË I SALIANJIT
Prej ditësh qytetarët po shohin se si investigimet mediatike po nxjerrin zbuluar hajdutërinë e brumblit të doganave, makutërinë e njohur publikisht që kur ishte trezorier dhe mandej të kallëzuar penalisht nga sivëllau i vet për mitmarrje kur u shfaq si ambasador në Turqi!
I futur nën sqetullën e Ramës, drejtoruci nuk ka asnjë fjalë për dëmet miliona euroshe që i sjell shtetit as dhe për hetimet e qeverisë, asnjë fjalë për shfaqjen e babëzisë në rrjete sociale ku miliona lek shfaqen para qytetarëve të stërmunduar nga qeveria, a i ka deklaruar drejtoruci milionat e shfaqura dhe tashmë të fshira në rrjetet sociale? A do të duhej më shumë se kaq që SPAK të niste hetimet, të bënte kontroll banese dhe të shihte imtësisht pasurinë e zyrtarit publik? A ka sot hajduti doganave përgjigje për shkresat zyrtare të antikorrupsionit qeveritar për të cilat dje reagova? A mundet të mbulohen skandalet dhe vjedhjet me sulme personale ndaj medias? Është rast unikal në botë ku një zyrtar civil sipas ligjit që paguhet nga taksat e qytetarëve sulmon mediat dhe gazetarët dhe ka guxim të mos përgjigjet por të sulmojë personalisht cilindo që e denoncon!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb