Turqia ka më shumë prova në lidhje me vrasjen ç’njerëzore të gazetarit Jamal Khashoggi, brenda ambasadës saudite. Një gazete turke shkruan se ekziston një audio-regjistrim i dytë që mund të zbulojë më shumë të dhëna për vrasjen e 53-vjeçarit.

Regjistrimi vokal mendohet të jetë të paktën 15 minuta i gjatë dhe tregon qartazi se vrasja e gazetarit të Washington Post, ka qenë e planifikuar, shkruan ‘Daily Mail’.

Një provë që e nxjerr kontradiktore deklaratën e prokurorit saudit, i cili pak kohë më parë tha se të paktën 5 persona do të ekzekutohen, në lidhje me akuzat për vrasjen e gazetarit saudit.
Jamal njihej si një kritik i princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, një nga motivet kryesore të vrasjes së tij.

Pak kohë më parë, kryeministri kanadez, Justin Trudeau theu heshtjen në lidhje me vrasjen e Khashogit, kur tha se kishte dëgjuar regjistrimet turke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb