Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e sotme nga atentati me lëndë plasëse që iu bë në Tiranë, ekzaktësisht në urën e Selitës në zonën e njohur si ish NSHRAK-u, Preng Gjinit nga Rrësheni.

Fotot dhe videot pak pas atentatit kanë mbushur rrjetin, por “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe pamjet e para pak pas atentatit ku u hodh në erë mjeti i 51-vjeçarit Preng Gjini, që siç sqaroi policia dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje mes fiseve në Rrëshen.

Kujtojmë që 51-vjeçarit i është vrarë edhe vëllai pak muaj më parë, shtetasi Armando Gjini. Ata janë në hasmëri me familjen Reçi, ndërsa mes të dyjave ka nisur prej vitesh saga e hakmarrjes me zanafillë për pazare droge, bilanci i së cilës numëron deri tani 5 viktima.

Në një video tjetër të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala duket momenti kur autoambulancat mbërrijnë në vendngjarje për të transportuar Preng Gjinin drejt spitalit të Traumës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb