Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap sapo zbarkoi nga trageti në Bari, me dy breshka të rralla. Arrestimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm. “Ansa” shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte fshehur breshkat në bagazhin e makinës.

Sipas mediave, breshkat ishin të rralla, të llojit Testudo Hermanni, të cilat janë klasifikuar si specie në zhdukje, ndërkohë që nuk ishin të pajisura as me certifikatë.

Tashmë shqiptari do të duhet të dalë para gjyqit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb