Policia e Vlorës ka vënë në pranga 58-vjeçarin L.Ll për kultivim të kanabisit.

Mësohet se gjatë një kontrollit të zhvilluar nga uniformat blu në banesën e 58-vjeçarit janë sekuestruar 1 kg lëndë narkotike kanabis.

Informacion-Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. L., në fshatin Mazhar, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Mazhar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: