VLORË- Lëndë shpërthyese, armë dhe drogë janë sekuestruar nga Policia e Vlorës gjatë një operacioni, ku është arrestuar edhe poseduesi i tyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se është vënë në pranga Roland Veizaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i Veizaj u bë në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë”, pasi Strukturat e Policisë së Vlorës, ditën e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar, kanë gjetur një armë zjarri tip “Automatik” model 56, një krehër të mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 25 fishekë të tjerë të kalibrit 7.62 mm, 32 gram lëndë narkotike (e thërrmuar) të llojit “Canabis”, një kallëp tritoli, ngjyrë kafe, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: