Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me armë zjarri pa leje në banesë dhe qarkullonte me mjet pa leje drejtimi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh. S., banues në lagjen “28 Nëntori” të Urës Vajgurore.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se i riu mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb