KINË- Gruaja zbulon tradhtinë e burrit dhe i pret penisin. Por pasi mjekët ja ngjitën, 30-vjeçarja shkon në spital dhe ja pret sërish. Kjo ngjarje horror ka ndodhur në Kinë.

Fan Lung, 32 vjeç, babai i 5 fëmijëve i kishte dërguar një e-mail me përmbajtje të fortë erotike të dashurës 21-vjeçare, Zhang Hung. Por ai kishte përdorur telefonin e gruas, Feng, 30 vjeç dhe e kishte harruar adresën e tij hapur. Gruaja “e tërbuar” pasi lexoi mesazhin hyri në dhomën e gjumit, ku flinte i shoqi dhe me një palë gërshërë në dorë, i preu penisin.
Fan u dërgua në spital, ku mjekët ia ngjitën penisin pasi prerja nuk ishte e fortë. Megjithatë, gruaja e tradhtuar, Feng nuk u ndal me kaq. Ajo hyri tinëz në dhomën e tij në spital dhe ia preu penisin për herë të dytë, këtë herë duke ia hedhur nga dritarja.
Pavarësisht se i gjakosur 32-vjeçari e ndoqi gruan deri përpara spitalit, ku nisi ta godiste. Mjekët vërshuan jashtë, por nuk e gjetën penisin. Ata thanë se mund ta ketë marrë ndonjë qen ose mace. Ngjarja shkaktoi një tronditje të madhe, ndërsa pati edhe nga ata që përfituan të bënin foto.

Megjithatë e dashura e Fan mbërriti në spital dhe deklaroi se ka në plan të martohet me të, pavarësisht se nuk ka penis. “Nuk ka rëndësi. Ai i ka pesë fëmijë”. Gruaja e Fan u mjekua në spital për plagët që i shkaktoi i shoqi dhe tashmë është arrestuar për krimin që bëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: