Disa ditë më parë ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ra pre e një grabitjeje. Ajo denoncoi ngjarjen në Policinë e Kosovës, ku ka deklaruar se në shtëpinë e saj në Çagllavicë kishin hyrë disa grabitës.

Modeles i vodhën një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli të çmuara ari. Ndërkohë që nga vetë Agnesa nuk ka patur asnjë reagim publik.

“Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin e lagjes dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhej në raportin e Policisë.

Tashmë Prokuroria Themelore e Prishtinës, po merren me vjedhjen, për të proceduar tutje nëse ka vepër tjetër penale.

Thuhet se kur Agnesa të intervistohet nga hetuesit do të tregojë se kush mund të jenë personat të cilët e kanë grabitur. Gjithashtu ekziston dhe mundësia që Vuthaj të pyetet edhe për pasurinë e madhe që i morën nëse i ka fituar nga katër bizneset të cilat i figurojnë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në njërën prej tyre është pronare e vetme, e në dy të tjera me bashkë aksionar. “Klan Kosova” ka kontaktuar me Administratën Tatimore të Kosovës, të cilët premtuan përgjigje gjatë ditës se enjte, duke mos dhënë asnjë arsyetim në fund, ata janë shprehur se nuk mund të japin informacione, nëse ish- misi kosovar ka kryer obligimin ndaj shtetit.

Bukuroshja përherë është aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu informacione rreth jetës dhe karrierës profesionale.

Ajo tashmë ka arritur të ngrejë biznesin e saj, duke prodhuar koleksione veshjesh të ndryshme. Përsa i përket jetës private, Agnesa është shumë e rezervuar dhe mundohet ta mbajë atë sa më larg syrit të publikut. 36-vjeçarja u përfol në media se po shijonte një romancë me biznesmenin indian 23 vite më të madh, Chetaan Sandesara, i cili në atë kohë kërkohej nga policia për mashtrim. Megjithatë, supermodelja i mohoi të gjitha thashethemet. /PanoramaPlus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb