KOSOVE-Pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, më në fund duket se në Kosovë do kemi formimin e qeverisë, pasi është zgjeruar koalicioni mes partive.

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë zgjeruar koalicionin e tyre, duke përfshirë edhe Aleancën Kosova e Re e drejtuar nga Behgjet Pacolli.

AKR ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas nënshkrimit të marrëveshjes është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e saj.

“Neve na presin shumë punë. Jam i bindur se do t’i tejkalojmë”, ka thënë Pacolli.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: