Thomas Strakosha ka humbur prej kohësh postin e titullarit tek Lazio por nuk ka humbur akoma admiruesit e tij. Mes problemeve me dëmtimet dhe shqetësimet që i solli COVID-19, Strakosha po arkivon sezonin e tij më të vështirë në Serie A. Të jesh zëvendësues i Pep Reina nuk është e lehtë, një status që Strakosha nuk e pranon, çka ka bërë që mes palëve të ketë një krisje të madhe pavarësisht respektit reciprok. Strakosha futet në vitin kur i skadon kontrata, në qershor 2022, dhe ky është momenti i duhur për tu ulur në një tavolinë dhe për të diskutuar të ardhmen. Strakosha pret jo vetëm ti rikthehet statusi si titullarë por nëse do të pranonte rinovimin e kontratës kjo do të bëhet me një përmirësim të ndjeshëm të pagës. Nëse palët nuk gjejnë një kompromis në këto dy kushte atëherë Igli Tare është i detyruar ta shes pasi rrezikon ta humbas me parametra zero.

Strakosha
Strakosha

Sipas mediave italiane, portieri kuqezi ka përfunduar së fundmi në radhët e Southampton. Premier League nuk është një risi për Strakoshën pasi edhe më herët është folur për një interesim nga ana e Tottenham apo Arsenal. Strakosha gjithashtu ka admirues edhe në Serie A ku interesim për të ka shfaqur edhe ekipi i Bologna.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb