Dëmtimi Marcelo Brozovic përjetohet gjithnjë me ankth në shtëpinë e Inter, kështu është edhe këtë herë pasi bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushe për afro një muaj. Ndryshe nga një vit më parë, këtë herë Inzaghi e ka një zëvendësues kokë më kokë, Kristjan Asllanin, fundja për këtë qëllim investuan afro 14 milionë euro te mesfushori shqiptar.

Brozovic
Brozovic

Deri në këtë pikë të sezonit, Asllani është aktivizuar vetëm 30 minuta, lojtari i dytë më pak i aktivizuar, edhe pse Brozovic nuk ka qenë në top formë, por më në fund fati i buzëqesh edhe talentit kuqezi. Sigurisht që Asllani nuk feston për këtë dëmtim, ishte parashikuar të ishte në fushë edhe pa u dëmtuar Brozovic, pasi kroati nuk mund të luante në ndeshjen kundër Romës në Serie A.

Asllaniiii
Asllaniiii

Asllani është përpara një testi shumë të rëndësishëm për karrierën e tij, në program është jo vetëm sfida me Romën, por dhe përballja dyshe me Barcelonën që do të përcaktojë fatin e Inter në Champions League. Asllani ka shansin e artë për të treguar potencialin e tij dhe për të vërtetuar se nuk është thjesht një zëvendësues i Brozovic, por më shumë se kaq.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb