GREQI

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi ku prifti Theofylaktos Kombos u hodhi acid mitropolitëve dhe rojes.

Në fakt ato ishin çastet e fundit të Kombos si prif pasi po zhvillohej një gjyq që do i jepte fund karrierës së tij si klerik.

37-vjeçari bleu dy shishe me acid sulfurik në internet dhe kur po shpallej vendimi ai ua hodhi mitropolitëve pa dallima cidin.

Në Polici ai ka thënë se aktin e ka bërë pasi ishte i mbingarkuar me zemërim dhe kisha po e ndëshkonte për diçka që nuk kishte faj, madje kishte prova për këtë.

“Isha e mbingarkuar me zemërim. Unë kisha prova që nuk kisha faj.Ka kaq shumë që po ndodhin dhe megjithatë ata më ndëshkuan.”- tha prifti.

Në 2018 prifti grek duke përfituar nga statusi kishte fshehur kokainë në pjesë të trupit, por Policia e cila ishte informuar për lëvizjet e Kombos e arrestoi, më pas ai u la i lirë pasi u akuzua vetëm për posedim droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb