GREQI

Prifti grek Theofylaktos Kombos është dërguar në spital psikiatrik për t’u ekzaminuar. Pritet që të dalë një përfundim nëse 37-vjeçari është vërtet i sëmurë mendor apo jo.

Sipas avokatit, prifti që dje i hodhi acid mitropolitëve e kishte blerë kimikatin për vetëm 40 euro në internet dhe para më shumë se 1 muaji tentoi edhe të vetëvritej.

Autori pas arrestimit e justifikoi veprimin me faktin se mitropolitët po e pushonin padrejtësisht nga puna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb