Të enjten në Monaco u hodh shorti i “Champions League” për fazën e grupeve dhe i përzgjedhuri nga “UEFA” për të kapur goglat ishte Francesco Totti.

Legjenda e klubit të Romës ishte në një farë mënyrë “autori” i përplasjeve të mëdha që rezervon Liga e Kampionëve në një fazë fillestare siç është ajo e grupeve. Ndër të tjera veçohet momenti kur Totti përzgjedh skuadrat e Grupit D.

Në vazon e parë si kokë grupi ishin ekipet kampione dhe këtu Totti zgjodhi Juventusin. Në vazon e dytë ishin një sërë ekipesh të mëdha por ish-kapiteni i Romës kapi “goglën më të rëndë”, Barcelonën.


Ky moment ishte tepër special pasi i ftuar nga “UEFA” ishte edhe kapiteni i Juventusit, Gianluiggi Buffon, me të cilin Totti ndau një shikim vërtetë epik, duke i lënë të nënkuptohet futbollistit bardhezi se duhet t’i shtrëngojë mirë dorezat përballë këtij kundërshtari.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb