Policia amerikane ka publikuar videon, ku një 22-vjeçar shtyp qëllimisht me makinë një 44-vjeçare.

Sipas mediave të huaja, incidenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe shihet që një autobus i verdhë gjendjet para një mjeti tip fuoristradë, që drejtohej nga 22-vjeçari Kymani Hardie.

Nga autobusi del një grua, e cila shkon menjëherë në bordurat anësore për të kaluar në krahun tjetër të rrugës.

Në këtë moment, i riu, i nervozuar nga pritja, shtyp qëllimisht gruan dhe largohet me shpejtësi nga end ii ngjarjes.

Si pasojë, gruaja ka shkuar me urgjencë në spital, ku dhe po trajtohet aktualisht pasi ka marrë plagë të rënda në trup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: