Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dhënë lajmin e mirë, se një familje ukrainase është strehuar në Tiranë.

Teksa publikon në rrjete sociale foton e familjes, Spiropali shkruan se ata ndodhen të strehuar në një fermë shqiptare në Laknas dhe mikpritja nuk ka munguar.

Postimi i Spiropalit:

Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë!
Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen!
Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj

Kujtojmë që lufta në Ukrainë ndodhet në ditën e 18-ë të saj dhe gjatë këtij intervali kohor janë shënuar shumë sulme e mjaft viktima nga të dyja kampet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb