Gjykata e Selanikut ka dënuar një 39-vjeçar shqiptar me 14 vite burgim. Ai është shpallur fajtor në vitin 2003, për bashkëpunim në grabitje ku mbeti i vrarë një 29-vjeçar.

Një ish-kamerier grek i moshës 55 vjeç, u dënua nga ky gjykatë me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet si autori kryesorë i krimit. Përpos hetimeve të thelluara, nuk ishte mundur të identifikohej bashkëpunëtori i tij i drejtpërdrejti, i cili gjithashtu është me origjinë shqiptare.

Arrestimi i 39-vjeçarit u bë sot, pasi kur po kryhej gjykimi për ish-kamerierin 55-vjeçar ai dëshmoi me gojën e tij se ka qenë bashkëpunëtor në krim. Pasi u mor në pyetje, 39-vjeçari tha se ka larguar me një makinë nga vendi i krimit, bashkëkombësin e tij shqiptar, identiteti i së cilit ende nuk është bërë i ditur.

39-vjeçari, i cili ka vuajtur një dënim të përjetshëm që nga viti 2011 për një rast tjetër grabitje fatale, kërkoi falje. Ai pretendoi se vendosi të dëshmonte pas një marrëveshje që bëri me 55-vjeçarin në burg, në mënyrë që të dëshmonte në favor të tij në Gjykatën e Apelit, ndërsa në këmbim do të merrte shumën prej 30,000 euro.
Gjyqtarët e çështjes nuk e besuan këtë pretendim dhe e shpallën fajtorë atë.

Por si ndodhi grabitja e vitit 2003

Vrasja e pronarit të biznesit që u grabit ishte e mistershme deri në vitin 2009, ku 55-vjeçari u arrestua për një tjetër krim të kryer. Shenjat e gishtërinjve të tij treguan se ishte pjesëmarrës në vrasjen e 29-vjeçarit.

Incidenti ndodhi më 23 nëntor 2003, kur viktima po kthehej në shtëpi nga agjencia ku punonte. Sipas vendimit përfundimtar të gjykatës, kur ai parkoi automjetin në banesë, shqiptari i panjohur iu afrua dhe nën kërcënimin e një arme zjarri (pistoletë ose automatik) i kërkoi çantën me paratë. Viktima reagoi, u përpoq ta çarmatoste atë dhe filloi një përleshje.

Gjatë përleshjes, sipas mediave greke, dy burrat ranë për tokë dhe më pas 55-vjeçari mori armën nga duart e bashkëpunëtorit të tij, duke qëlluar viktimën dy herë nga një distancë prej 70 cm. Plumbat goditën organet e tij jetike, ndërsa dy autorët e krimit kapën çantën që përmbante 4,000 dhrami dhe u larguan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb