Mësohet se një prej shtatë viktimave që janë raportuar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut është mjek. Madje, mediat vendase bëjnë me dije se mjeku në fjalë, është shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Fatkeqësisht, pas disa ditëve në gjendje të rëndë, mjeku shqiptar ndërroi jetë, duke e çuar bilancin e viktimave në vendin fqinj në 341.

Ndërkohë 115 persona të tjerë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 40 pacientë të tjerë janë shëruar nga Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: