KOSOVA

Kreu i PDK, Kadri Veseli konfirmon se sot është testuar për COVID-19 por pret konfirmimin e rezultatit dhe deri në atë moment është vetizoluar.

Veseli thotë se ka shfaqur disa simptoma të lehtë dhe dyshime se mund të jetë infektuar me COVID-19 prandaj sot ka kryer testin.

Por ai përkundrejt mediave kosovare nuk thotë që tamponi i tij ka dalë pozitiv me COVID-19 që do të thotë se nuk ka ende përgjigjie për kreun e PDK.

 

 

STATUSI NGA KADRI VESELI

Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb