Kreu i SPAK, Arben Kraja është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me faktin nëse ndihet apo jo i intiminuar nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Ai preferoi mos të japë asnjë koment, ndërsa prerë tha; Po punojmë normalisht.

“Ishim në mbledhje të KLP. U zhvillua një mbledhje efektive me debatet e duhura dhe produktet e duhura. Nuk kam komente. Unë po punoj normalisht, gjithë prokurorët dhe hetuesit. SPAK ka në hetim shumë çështje penale. Në çdo moment që kemi për të bërë publike diçka, i bëjmë. Nuk kam reagime për asgjë (për deklaratat për Berishën)”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb