TIRANË

Deputeti i PS-së Ervin Salianji deklaron se votimi me të dy duart i deputetit të PS-së Baftjar Zeqaj, i cili shtypi butonin pro dhe për kolegen e tij që mungonte seancën e sotme, tregon më e pakta mentalitetin e ngulitur të vjedhjes së votës.

Salianji thekson se votimi i sotëm në parlament është i pavlefshëm.

“Vjedhje me të dy duart!
I janë turrur Shqipërisë duke marrë gjithçka që ju del para! Votimi për një deputet tjetër, vjedhja dhe falsifikimi në mes të parlamentit tregon më e pakta mentalitetin e ngulitur të vjedhjes së votës dhe të gllabërimit pa pasur asnjë frikë nga ligji dhe as nga publiku!
Votimi i sotëm në parlament është i pavlefshëm!”, shkruan Salianji.

Salianji Fb
Salianji Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb