Një 35-vjeçar në Shkodër i ka dhënë fund jetës dike u vetëvarur. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Gj. L, i cili u gjet i pajetë në banesë nga familjarët e tij.

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi Gj. L. 35 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb