Lumturia dhe Nazmiu janë motër e vëlla të cilët kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një konflikti me vëllain tjetër, Kujtimin. Gjatë programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Nazmiu tregon se është arrestuar për shkak se ka transportuar me makinë dy sirianë dhe e burgosën në Gjirokastër. Asokohe, sapo i kishte ndërruar jetë djali 22-vjeçar dhe i kërkon ndihmë vëllait për pagesën  e garancisë, me vlerë 10 milionë Lekë.

Ai i beson një prokurë për të marrë kredi me tapinë e shtëpisë, por pa e ditur, Kujtimi i kishte dhënë për të firmosur një akt dhurimi shtëpie dhe nuk e nxori nga burgu, por e la të shlyente dënimin 6-mujor. Tani, Nazmiu kërkon shtëpinë e tij, ndërsa Kujtimi ka thënë se pas vdekjes së babait të tyre ka mbetur një shuam prej 160  mijë Eurosh, që ai pretendon se i kanë marrë vëllezërit dhe motrat e tjerë. Ndaj, ai pretendon të mbajë shtëpinë peng derisa të marrë këto para.

Lumturia nuk kërkon para nga vëllai i saj, për të cilat ajo thotë se ia ka lënë nëna dhe ai i meriton, por  kërkon të dijë se çfarë i takon nga pasuria e të atit.

Lumturi: Dëgjo, mamaja ime ishte kararsëzkë e madhe që nuk e donim as ne që ishim çupat.

Eni Çobani: Nuk e doje mamanë?  Pse?

Lumturi: Për huqet që kishte, ai i bëri hyzmet.

Eni Çobani: Ah, i ka marrë lekët?

Lumturi: Ia dha nëna e tij moj.

Eni Çobani: I kam me testament.

Lumturi: Ia dha nëna e tij, ai t’i ketë hallall.

Eni Çobani: Po juve pse ju përjashtoi nëna Lumturi?

Lumturi: Neve s’na dha asnjë gjë.

Eni Çobani: Pse?

Lumturi: S’deshi. Unë s’kam debat lekësh me këtë, dua pjesën e babait, dua ku më ka vënë këmbët babai im që më ka vdekur.

Eni Çobani: Babai i parë, nga burri i parë i nënës?

Lumturi: Jam vajza e madhe, jam e para e shtëpisë. Ai lekët t’i hajë, t’i bëjnë mirë. Ai i qëndroi në huqe.

Nazmiu konfirmon se ai u kujdes për disa vite për nënën e tij, e cila ka lënë një testament prej të cilit ai ka përfituar para.

Lumturi: T’i hash gëzuar! O budalla! Ty ajo të la si pasha, po do shkoje do merrje sirianë ti re! O matuf! Budalla! Ty të la si pasha ajo!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: