Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehur ngushëllimet për efektivin e policisë që humbi jetën ditën e djeshme në Lezhë. Nga ceremonia e lamtumirës, Çuçi është shprehur se familja dhe fëmijët e efektivit Samir Hoxha do të ketë gjithmonë mbështetjen e shtetit.

Ministri garantoi përkushtimin e shtetit për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Kjo është një ditë tejet e trishtuar për të gjithë ne. Ju humbët djalin, babain dhe ne humbëm një punonjës fisnik në mbrojtje të rendit. Saimiri la kudo ku punoi përshtypjet më të mira. I qetë dhe i komunikueshëm me qytetarët dhe bashkëpunues me kolegët. Kjo humbje është një detyrim për të vlerësuar punën e tij dhe dëshmorëve të tjerë. Ju siguroj për përkushtimin tonë për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Në këtë ditë dhimbjeje ju jemi afër dhe do t’ju jemi pranë edhe për shumë vite. Fëmijëve do t’ju mungojë shumë babai i tyre por kurrë mbështetja e shtetit.”- tha ministri Çuçi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb