Mauro Icardi nuk do të jetë më lojtar i PSG-së. Sulmuesi dhe Klubi francez do të mbyllin bashkëpunimin mes tyre në qershor, shkruan Le Parisien.

Në Paris, argjentinasi nuk konsiderohet më i rëndësishëm. Kjo vjen për vetë faktin se konkurrenca është e madhe, në një repart tejet të dendur.

78u
78u

Muarito ka kontratë deri në vitin 2024, por kjo nuk pritet të respektohet. Edhe vetë qendërsulmuesi do donte të kalonte në një ekip tjetër, ku do mund të kishte më shumë minuta dhe hapësira, natyrisht.

Vetëm 4 gola këtë sezon për të janë një tregues i qartë se në Parc De Princes, i ka ditët e numëruara.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: