Mbrëmja e sotme në Big Brother do të jetë mjaft sfiduese, pasi të 4 banorët që janë në nominim, kanë dhënë gjithçka për të qenë pjesë e finales.

Në nominim janë Einxhel, Arjola, Beniada bashkë me Donaldin, ndërsa liri dhe Monika kanë diskutuar për emtin e personit që rrezikon të dalë. Monika u shpreh me bindje se Donaldi do të shkojë në finale.

Ndërsa sipas Ilirit njërës nga vajzat në nominim i ka mbaruar parfumi, duke lënë të kuptohet që vajza që mund të lërë shtëpinë sipas Ilirit është Beniada.

“Unë kam thënë Benin për shkak të ‘O parfum parfumit’, i ka mbaruar parfumi. Ja që njerëzit parfum duan, të parfumosen. Që në tetor kjo gjë ka qenë, asgjë tjetër. Kjo, dhe një rast që mbronte shoqen e saj në një mënyrë ndryshe nga ajo që kishte dal pak me parë. Loja është loja, miqësia është miqësi, motra është motra dhe vëllai është vëllai”, ka thënë Iliri.

Gjatë ditës së djeshme Beniada ka pasur disa debate brenda shtëpisë, përfshirë edhe Einxhel me të cilën kanë qenë shumë të afërta. Banorët në njëfarë mënyrë i kërkonin asaj një pozicionim më të qartë në raport me konfliktin e të martës mes Einxhel dhe Donald.

Beniada e bëri të qartë se në BBV nuk kishte ardhur për të bërë shoqe të ngushta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: