Kryeministri Edi Rama u ndal në investimet në të gjithë Shqipërisë. Ai tha se Vlora është një dëshmi e investimeve, ku vlerat financiare të ndërtesave janë shumëfishuar.

Kryeministri foli dhe për një lagje në Vlorë, e cila nga e lënë në harresë, shpejt do të marrë një pamje komplet ndryshe.

“I kam fituar bastet të gjitha, flas simbolikisht sepse bastet janë të ndaluara. Thash që Lungo Maro do të rrisë vlerën e apartamenteve mendonin se flisja përçart. Lagjet informale pranë portit dhe kur po bëjmë ndryshimin e infrastrukturës kam thënë që do të kthehet në një shtëpi turistësh për në verë. Sepse ajo është pa rrugë, për sistem, por tani po bëhen. Shtëpitë janë ndërtuar me yzmet, janë shtëpi me vlera, por në atë lagje nuk futet njeri përveçse nuk ka shtëpinë aty. Porti do të kthehet në port turistik dhe vlera e qytetit do të rritet me shpejtësi të madhe. Sigurisht që kjo do të sjellë një vlerë tjetër”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb