TIRANË

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar sot se do të ketë të tjerë të dënuar që do të futen në regjimin e posaçëm ’41-biss’, ose ndryshe i quajtur burgu i egër.

Në një konferencë për mediat Manja deklaroi se ka emra konkretë në tryezën e tij të punës.

“Lidhur me trajtimin e rasteve të tjera që kanë të bëjnë me regjimin e posaçëm 41-biss, nuk është një proces i stopuar, shumë shpejt do kemi rastet e tjera të vendosjes në këtë regjim të posaçëm dhe do bëhen publike. Në tavolinën time ka raste konkrete, të personave me rrezikshmëri kriminale dhe që në vlerësimin paraprak plotësojnë kushtet për t’u vendosur në këtë regjim të posaçëm”, tha Manja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb