Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Laprakë ka treguar arsyen se për çfarë u fut në politikë. Ai tha se nuk ka dashur që të jetë një politikan, por donte të merrte në dorë fatin e tij.

Kryeministri pohoi se ishte i vetmi kryeministër që kishte lëvizur në të gjithë Shqipërinë.

“Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan, por se isha në emigracion. Më futi besimi tek vetja. Hera-herës njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe kanë përfunduar në fund të greminës. Ajo pjesë e njerëzve që besojnë tek puna, tek vetja, tek guximi, i kanë lënë të tjerë që të delegojnë fatin e tyre. Unë kam hyrë në këtë rrugë, pikërisht që fatin tim, të familjes time, të vendit tim, mos tua delegoja të tjerëve. Sot jam këtu që t’u them shqiptarëve; mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u dorëzoni. Ngjitja drejt majës ku duam të mbërrijmë është e vështirë. Unë i kam realizuar të gjitha. I kam pasur të gjitha nderët nga populli im. Unë s’jam këtu për veten, ne, Erjoni, ju të gjithë e duam Shqipërinë jo për pushtetin, kurse ata e duan për pushtetin. Po të shohësh kilometrazhin në makinën time është më i gjatë se sa ai i kryeministrave të gjithë bashkë në vendin tonë për shkak të udhëtimeve të mia në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: