Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, dha mesazhe të forta në Parlamentin Evropian, teksa iu drejtua Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka pushtuar prej gjashtë ditësh Ukrainën.

Lufta në Ukrainë, tha Borrell, duhet të shërbejë si mësim për Bashkimin Evropian, që të rrisë kapacitetet e saj ushtarake dhe mbrojtëse, si dhe të nisë sa më parë punën për t’u shkëputur nga varësia ruse e gazit dhe karburantit.

“Po jetojmë evente tragjike. Leksionet që mund të nxjerrim nga kjo situatë, sidomos sa i përket politikës sonë e sigurisë së përbashkët, mbetet një politikë e cila është ende në duart e shteteve anëtare, por nuk mund të implementohet zyrtarisht, pa bashkëpunimin e fortë. Mendoj se ky është momenti ku gjithë Evropa politike duhet të jetë bashkë. Në vend që kjo tragjedi të na trembë, kjo duhet të na bashkojë. Fatkeqësisht, ata gabohen. Kjo na kujton që marrëdhënia me luftën, me përdorimin e dhunës, e kemi debatuar këtu për vite, nëse Evropa mund t’i përgjigjet një kërcënimi të tillë, dhe ndaj gjithë këto vite ne kemi folur shumë për një mekanizëm mbrojtjeje të përbashkët. Prandaj PE ka ngritur fondin për mekanizmin e përbashkët të mbrojtjes evropiane. Tani po mobilizohemi, në mënyrë që të furnizojmë Ukrainën me armë. Me pushtimin rus në Ukrainë ne duhet të rrisim të gjithë resurset tona dhe të përshpejtojmë lëvizjet tona.

Evropa duhet të fillojë të mendojë në mënyrë strategjike për veten e saj, ky është mësimi kryesor që duhet të nxjerrim nga lufta në Ukrainë. Evropa duhet të rrisë mekanizmin e saj mbrojtës dhe duhet të mendojë për instrumentet e kundërpërgjigjes përballë rreziqeve të tanishme. Ne duhet të kuptojmë se për të pasur paqe duhet të jemi dy, dhe për të bërë luftë duhet të jemi një, dhe kjo është pikërisht ajo që mister Putin po na thotë. Duhet të rrisim kapacitetin tonë ushtarak, në mënyrë që të parandalojmë luftën. Ne kemi reaguar ditët e fundit në një mënyrë që zoti Putin nuk e priste. Ne nuk do të sakrifikojmë kurrë lirinë tonë. I kam thënë Putin se ne nuk do të jemi gjithmonë të ndërvarur nga gazi yt, dhe tani ka ardhur momenti për të ndërmarrë hapa. Ne duhet të ulemi e të fillojmë sa më shpejt të punojmë, në mënyrë që të mos kemi më varësi ndaj gazit e karburantit rus”, tha Borrell.

Ai tha se me këtë reagim nga ana e BE u befasua edhe Putin, duke marrë goditje nga sanksionet e vendeve të BE.

“A është kjo e mjaftueshme? A jemi kaq të pafuqishëm? Na duhet të bashkojmë të gjithë vendet anëtare për ta nxjerrë Rusinë nga sistemi i transaksioneve financiare. Më inkurajove që të flasë sërish me vendet anëtare dhe në 3 orë vendosëm që vendet anëtare të ndalonin bashkëpunimin. Në 24 orë miratuam fondin e përbashkët për mbështetjen financiare të Ukrainës. Ne bëmë të mundur përjashtimin e Rusisë nga sistemi financiar. Ata po ndjejnë të gjitha pasojat, çka shihet dhe në rënien e valutës së tyre. Ne do vazhdojmë të bashkojmë kapacitetet e vendeve anëtarë. Ne nuk mund të kemi në të dy anët dhe agresorin dhe viktimën. Duhet të jemi në krah të Ukrainës. Kapaciteti jonë është treguar dhe nga KiE në mënyrë të suksesshme. këto sanksione kanë efekt të rëndësishëm ndaj një vendi, pasi nuk do i lejojnë Rusisë që të shpenzojë paratë që i kemi dhënë për të blerë gazin e tyre. Ka disa mësime që mund të nxjerrim. Ne nuk mund të bëjmë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar, por forcat e së keqes, që zgjedhin dhunën janë ende aty. Ndaj duhet të tregojnë kapacitet më të fortë dhe të jemi më të bashkuar se sa kemi qenë deri tani. Kemi habitur dhe botën kemi suprizuar dhe Putin. Por ky moment, në PE, tregon se institucionet europiane duhet të vazhdojnë rrugën që kanë marrë. Të kuptojmë se jetojmë në një botë të rrezikshme. Pandemia hapi rrugën dhe përballja ndaj atij virusi na tregoi solidaritet mes njëri-tjetrit, madhe dhe Ukraina.”, -tha Borell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb