Emisioni  “Në Shënjestër”  ka sjellë mbrëmjen e  sotme dosjen e fisit Bajri nga Shkodra  që operonin në Belgjikë. I ftuar në studio, gazetari Poli Hoxha u shpreh se si fillim ata e nisën me vjedhje shtëpish duke kaluar në trafikim droge dhe prostitucion duke shtrirë tentakulat kudo. Ai tha se është hera e parë që për këtë çështje SPAK ka kërkuar një prokuror të huaju për të mos dekonspiruar çështjen.

“Kjo dosje është e një periudhe të vjetër para se të sofistikoheshin dhe është tipike se si e fillojnë si biznes duke përdorur 2-3 vajza. Këta ishin në krijimin e një organizate me disa degëzime. Kulmin e arrijnë tek trafiku i drogës. Në momentin e goditjes, njëri ishte në Spanjë, Holaqndë. Pra i kishin shtrirë tentakulat kudo. Në fillim e nisën me vjedhje shtëpish. Në BE policia është shumë pak e dukshme, këtu policia bën zhurmë. Unë kam lexuar një letër porosi për ta ku kërkohej verifikimi i parave. Aya kërkonin sekuestrimin e pasurisë. Këtu emrat u dilnin në përgjime dhe ata jepnin intervista. SPAK ka vendosur një prokuror që është i atashuar në eurojust dhe e kanë kërkuar vetë të huajt për të mos patur dekonspirim”- tha ai.

Sipas gazetares Fatjona Mejdini Bajrat nuk arritën dot të sofistikoheshin. Sipas saj maja e çdo gjëje është kokaina.

“Bajrat nuk arritën dot të sofistikoheshin. Ata mund të vazhdonin operacionet e tyre kriminale por nuk besoj se mund të operojnë akoma jashtë. Ajo çfarë ka ndodhur në Belgjikë përveç prostitucionit janë edhe shtëpitë e barit. Është një zonë që quhet Linburg në kufi me Holandën ku operonin. Maja është kokaina pastaj”- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: